KreuCelebrity

Muaji i dashurisë në resortin One&Only Portonovi!

Shijoni kuzhinën fusion dhe ambientin chic të restorantit Tapasake! Rrethuar nga ujërat e Adriatikut dhe panorama mbresëlënëse e Gjirit Boka, restorani Tapasake në Rezortin One&Only Portonovi, është vendi ideal për të festuar muajin e dashurisë. Me një atmosferë të qetë dhe të sofistikuar, ky restorant fusion kombinon kuzhinën e klasit botëror, me ambientin chic dhe shërbimin e pakrahasueshëm për të cilin dallohet të One&Only.

Të shtunën, më 12 shkurt, në orën 19:00, Tapasake do të organizojë një darkë speciale për Shën Valentin. Menuja e degustimit me gjashtë pjata e kombinuar me pije, është frymëzuar nga kuzhina bashkëkohore japoneze, dhe premton një festë shijesh të shkëlqyera dhe unike. Gjithashtu, një performancë e këndshme me muzikë live nga “The Grupa” do të argëtojë të ftuarit gjatë gjithë mbrëmjes.

Tapasake kombinon elementet artistike të Japonisë me stilin e gjallë të Rivierës së Adriatikut, duke përfshirë aspekte të kulturave dhe kuzhinave të ndryshme. Nga pjatat e lehta, të shijshme me sushi dhe sashimi tek ceviche dhe carpaccio, peshk dhe mish i përzgjedhur, i marinuar e gatuar mbi qymyr të nxehtë, së bashku me sallata, tempura perimesh dhe pjata të vogla kreative – kuzhina në Tapasake është një përvojë krejtësisht e re dhe unike në bregdetin malazez. Bazuar në konceptin e shefit të kuzhinës Herve Courtot, i njohur për mbikëqyrjen e hapjes së restorantit Nobu në Atlantis, Dubai, menuja kombinon traditën evropiane të porcioneve të vogla me sofistikimin japonez.

“Në Tapasake, ne shërbejmë kuzhinë Fusion, e cila kombinon një përzierje ndikimesh, me shije që mahnitin mysafirët tanë. Menuja vë në pah freskinë e peshkut vendas, shijet befasuese të salcave tona dhe përbërësit unikë që nuk mund t’i gjeni kudo, të gatuara dhe të paraqitur me dashuri dhe kujdes,” thotë Yannick Bayjoo, Shef i Kuzhinës.

Në Tapasake festohet me kokteje të frymëzuara nga Azia, me përbërës të freskët që zënë qendrën e vëmendjes, krijuar nga miksologët ekspertë të resortit. Shërbyer së bashku me koktejet karakteristike të One&Only Portonovi si Jewel of Boka Bay dhe Novi Sunrise, përzierjet e njohura nga Tapasake përfshijnë Sake të rrallë japoneze dhe Raki tradicionale malazeze të përzierë me çaj jeshil, matcha dhe yuzu.

“Harmonia mbetet një parim udhëzues në Japoni që ndikon në shumë aspekte të recetave tona të koktejeve – kështu që ne kemi harmoninë si pikën tonë të parë të frymëzimit,” thotë Rafaela Pons, Menaxhere e Pijeve dhe Krye Someliere. “Ne përpiqemi të gjejmë harmoni në çdo element të koleksionit tonë të koktejeve, duke marrë parasysh shijet, teksturat dhe efektin e përgjithshëm të secilës pije.”

Darka ekskluzive e Shën Valentinit në Tapasake fillon në orën 19:00 të së shtunës, 12 shkurt dhe kushton 100€ për person (nuk përfshin tarifën e shërbimi 10%). One&Only Portonovi ka përgatitur gjithashtu një ofertë speciale akomodimi për ata që dëshirojnë të kalojnë një natë destinacionin më të lakmuar të Adriatikut. Oferta e ”Riviera Romance” përfshin qëndrim për dy persona në një dhomë luksoze, mëngjes falas, check-in herët dhe check-out vonë, përdorimin e qendrës Wellness Chenot Espace, dhuratën romantike të mirëseardhjes dhe komoditetet, si dhe darkën e plotë për dy në Tapasake. Çmimi i paketës ”Riviera Romance” është 616€ për natë.

Për më shumë informacion dhe rezervime, të ftuarit mund të kontaktojnë me One&Only Portonovi nëpërmjet telefonit në numrin +382 31 691 001 ose email në [email protected].

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF