KreuCelebrity

“Ishte gocë e re”, Agron Llakaj zbulon detajin që nuk e dinim për të dhe Monika Lubonjën!

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” mbrëmjen e kësaj të enjte ka patur shumë të ftuar, të cilët janë mjaft të dashur për publikun shqiptar.

Bëhet fjalë për Ermal Mamaqin, Xhemi Shehun, Edi Manushin, Agron Llakajn, Flori Gjinin, Salsano Rrapi e Fiorentina Halilin. Gjatë bisedave të shumta, Agron Llakaj ka zbuluar një detaj që nuk e dinim për të dhe Monika Lubonjën.

Ai tha se ata të dy paskan mbaruar shkollën bashkë. “Kam qenë baba kur shkoja në shkollë dhe Monika ishte gocë e re”, tha Llakaj.

Ndërkohë përsa i përket eksperiencës së saj në “Big Brother VIP”, Llakaj tha se e kishte ndjekur Lubonjën dhe në javët e para e kishte parë disi në vështirësi për t’u përshtatur.

Vetë aktorja e njohur shtoi se nuk dinte se me kë të debatonte, për shkak të moshës së re të banorëve të tjerë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF