“Dancing with the stars” ishte dikur një prej formateve më të pëlqyera të publikut shqiptar, e tërhoqi mjaft personazhe VIP në pistën e vallëzimit. Një prej tyre ishte dhe këngëtarja e njohur, Altuna Sejdi apo Tuna, e cila mori pjesë në edicionin e pestë të këtij spektakli.
Ajo e kujtoi atë moment të para 7 viteve përmes një postimi në Instagram, ku thoshte ndërkohë se as sot e kësaj dite, nuk e ka marrë apartamentin në Tiranë që iu premtua pas fitores në atë kompeticion.
“Sot shtatë vjet fitova Dancing with the stars Albania. Çmimi i premtuar në opinionin ishte një apartament në Tiranë…garant ende është duke u ndërtuar”, ka shkruar ajo.
Këngëtarja ka marrë së fundi një pauzë nga muzika dhe i është përkushtuar rritjes së dy fëmijëve të saj.