Hygerta Sako është një nga vajzat më të bukura të ekranit shqiptar, e cila gjithmonë kujdeset që të përcjellë pozitivitet.
Së fundmi ajo ka qenë e ftuar te “Rudina”, dhe ka treguar për betejën e nënës së saj me Omicron, teksa ndau shqetësimin e madh sepse i kujtoi humbjen e babait të saj.
Ajo zbuloi se pas humbjes së të atit është më e kujdesshme ndaj çdo shqetësimi të nënës së saj sado i vogël të jetë, ndërkohë për humbjen e të atit tha se i mundon çdo ditë pasi ka qenë shumë e lidhur me të.
“Është një mungesë e jashtëzakonshme. Më mungon çdo ditë. Nëse dëgjoj një këngë që flet për babain, nëse më kujtohet ndonjë episod në momentet që ishte në spital ose kur e përcollëm, filloj lotoj. Por kam kuptuar diçka. Dhimbja nuk kalon asnjëherë, thjesht mësohesh të jetosh me të”, u shpreh ajo.
Pjesë nga biseda:
Rudina Magjistari: Me siguri u merakose shumë, aq më tepër referuar edhe ngjarjes së para dy viteve që ka ndodhur në jetën tuaj, ndarja e babait nga jeta.
Hygerta Sako: Po. Unë humba babin dhe me thënë të drejtën, duke qenë se e humbëm pa e ditur që po ndodhte diçka kjo më ka bërë më të përgjegjshme dhe hyj më shpejt në panik sepse e ka provuar çdo të thotë të të ikë prindi në duar dhe jam shumë më e kujdesshme me time më që mos të lë asgjë pas dore, edhe shenja më e vogël duhet pasur kujdes sepse është vërtet shumë tinëzar. Unë vërtet thashë që është një kundërshtar vërtet i dobët, por kjo për rastin tim. Për të tjerë mund të jetë shumë më e rëndë kështu që nuk duhet marrë jo seriozisht. Kemi dëgjuar që ka patur probleme shumë të rënda edhe me Omicronin që duket se është një variant më i lehtë se të tjerët.
Rudina Magjistari:Të mungon babai?
Hygerta Sako: Babi më mungon çdo ditë sepse unë kam qenë vërtet shumë e lidhur me të. E kisha këshilltarin tim numër një, sidomos për problemet e punës duke qenë se ai ma ka futur dashurinë për futbollin që e vogël. Flisja shumë, ishte fansi im numër një dhe unë jetoja me të, gjithë vitet e fundit. Është një mungesë e jashtëzakonshme. Më mungon çdo ditë. Nëse dëgjoj një këngë që flet për babain, nëse më kujtohet ndonjë episod në momentet që ishte në spital ose kur e përcollëm, filloj lotoj. Por kam kuptuar diçka. Dhimbja nuk kalon asnjëherë, thjesht mësohesh të jetosh me të.