KreuCelebrity

Meri Shehu në “Love Story”: Dashi e ka zemrën gur, nuk kthehet mbrapa nëse..

Në programin e përditshëm në “Talk Love Story” këtë të enjte ka qenë e ftuar astrologia e njohur Meri Shehu e cila ka parashikuar fatin për çiftet dhe konkurrentët e programit bazuar në shenjat e tyre të horoskopit.

Në fokus të diskutimeve ndër të tjera ka qenë edhe marrëdhënia e çiftit Daniela-Vilian, ose ndryshe Dashi-Binjakët. Astrologia ka thënë se një Dash nuk kthehet kurrë mbrapa nëse ftohet dhe zemra e tyre është si një gur.

“Njerëzit edhe na duan edhe na urrejnë, marrin anën tonë të mirë. Kur shohin pjesën e keqe largohen, ikin, po vijnë prapë se nuk rrinë dot pa ne”, u shpreh Daniela.

Ndërkohë që Meri Shehu shtoi, “Meqë erdha s’po lë gjë pa thënë. Keni zemrën gurë. Është një shenjë që ka shumë zjarr, po kur ftohet Dashi nuk kthehet kurrë mbrapa. Urrejtja vjen në këtë moment se bëheni shumë të këqijtë. Po nuk e besoj të lëri ai binjaku aq i zgjuar”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF