KreuCelebrity

Përplasi kokën, por mendoi se “s`ishte gjë”: Vdes në gjumë komediani!

 

Lajmi se ishte gjetur pa jetë në dhomën e tij të hotelit në Orlando, befasoi ndjekësit e komedianit amerikan Bob Saget. Ai dukej mjaft i shëndetshëm e ishte mëse aktiv, ndaj vdekja e tij qe dicka e papritur. Familja e Saget njoftoi tani pas përgjigjej së ekspertizës, se shkaku i shuarjes së 65 vjecares, ishte një traumë në kokë.

“Autoritetet kanë përcaktuar se Bob ka vdekur nga goditja në kokë. Ata kanë arritur në përfundimin se ai aksidentalisht ka goditur pjesën e pasme të kokës në diçka. Por më pas, ka menduar se nuk është dicka serioz dhe ka shkuar të flerë.

Asnjë gjurmë droge apo alkooli nuk u gjet në gjakun e tij. Gjithcka ndodhi nga goditja, të cilës nuk ia vuri veshintë”, sqaron familja pas aludimeve të mediave se mund të kishte pësuar overdozë.

Familjarët më pas shkruanin se sa të befasuar ishin nga gjithë dashuria që fansat kishin treguar për të.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF