Pas Italisë, edhe Gjermania ka njohur Lejet e Drejtimit shqiptare.
Lajmin është bërë i ditur me anë të një njoftimi në rrjetin social Facebook nga kryeministri Rama.
“Më në fund, pas kalimit në parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit, një konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të sektorit, nga rrumpalla totale e 8 vjetëve më parë,
në një sistem me standarde europiane të certifikuara de facto nga misionet e inspektimit të qeverisë gjermane”, shkruan ai përkrah një videoje.



















