KreuCelebrity

Fansat e Beatrix Ramosaj sulmojnë Ermalin: “Mami im është…”

 

Ermal Mamaqi, sic hyri doli nga shtëpia e Big Brother VIP. Teksa bisedonte me Arjola Demirin, Ilir Shaqirin dhe Donald Veshajn, ai tha se kishte në plan që për sezonin e dytë të serialit “H.O.T”, të marrë si aktore Bora Zemanin dhe do dëshironte ta bënte çift me balerinin. Donaldi ia ktheu duke thënë që ta paguante mirë ish-të dashurën e tij.

Pas kësaj, moderatori është thirrur në dhomën e rrëfimit dhe është  rikthyer për t’u përshëndetur me banorët. Ngacmimet e tij sakaq, nuk janë pritur mirë nga fansat e Beatrix Ramosaj të cilët kanë shpërthyer në komente negative. Ermali shprehu shqetësim ndaj mesazheve dhe u përpoq të sqaronte se e gjitha ishte një shaka.

“Hej miq, nami me mesazhe me komente, nuk i kisha marr ndonjëherë kaq shumë. Duket që është super emisioni i suksesshëm shqiptar edhe dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë shkruar komente pozitive edhe i ka pëlqyer prezenca ime dje dhe që me keni mbështetur edhe përse dola i pari nga të ftuarit.

Mendoj se jam i ftuari i parë që përjashtohet nga “Big Brother”. Nuk i kuptoj këto fansat e Beatrix dhe Donaldit, kam një mesazh për ta. Për ju që nuk e dini përse u mërzitën këta është se unë isha duke folur me Arjolën ishte dhe Donaldi dhe them do bëjmë sezonin e dytë e serialit  dhe do të ftojmë, Bora Zemanin si aktore dhe ajo të jetë çift me Ilirin dhe qeshëm gjithashtu përmendëm dhe Beatrixën, unë se kuptoj përse u mërzitët ju se Donaldi u shkri së qeshuri.

Për gjithë ju histerikët as kur kam kënduar në fushatë për Berishën nuk kam marrë kaq shumë mallkime sa dje. Miq mos e merrni kaq shumë seriozisht, madje mami im është fansja e Donaldit. Unë vazhdoj të mbështes miqtë e mi, Ilirin dhe Arjolën. Meqenëse Arjola e mori shtëpinë e gjithë mbështetja ime shkon për Ilirin”, është shprehur ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF