Kylie Jenner u bë nënë për herë të dytë në fillim të këtij muaji. Ajo dhe partneri i saj u bënë prindër të një djali, të cilin kanë vendosur ta pagëzojnë me emrin Wolf.
Së fundmi ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka postuar një status në rrjete sociale, ku ka zbuluar emrin e të birit, Wolf Webster.
Sipas “nameberry.com”, Wolf është një emër me origjinë gjermane dhe ka kuptimin “ujk udhëtar”.
Kujtojmë se pak ditë më parë të gjithë ndjekësit ishin të bindur se vogëlushi quhej Angel.