Salsano Rrapi nuk ngurroi t`i mbante Ermalit “ison” e batutave brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Por shakaja e tyre se gjatë xhirimeve të filmit të ri, “Beatrix Ramosaj do vritej”, nuk është pritur mirë jo vetëm nga këngëtarja, por edhe nga fansat e saj.
Salsani vetë e pranoi në rrjetet sociale se kishte marrë mallime e ofendime online.
“Kam vendosur të postoj të gjitha mesazhet “dashamirëse” që më vijnë në insta, për shkak të batutës time në filmin e Ermal Mamaqit.”, ka shkruar ai.
“Sa njeri i felliqur edhe pse nuk te njihja pare se kush je dhe s’me intereson arrite ne nje nivel te nje njeriu te shpifur, deri kur s’do ndaloni ti lendoni nierzit me batutat e felliqura e dashakegese, shkoni te ftuar ne nie vend dhe vazhdoni te lendoni njerez akoma!!! Vrisni nenen tuaj, motren tuaj, gruan apo vajzen tuaj nese “keni” he shiko a do lendohen nga plumbi yt kaq di te them ty !!!!”, ishte njëri nga mesazhet.
“Ti zotri i shpifur edhe aj Ermal shpifani ne ket mosh madhore me gju kunja per dy te rinje, the se nuk jeni kan kurr te rinje ju e skeni pas ndjenja, turp duhet me ju ardh dyve skeni pas nevoj as me shku bilemi po jeni hi ne bbv me qellim mi fol ato fjal per me qrregullu Donaldin e me grit Ilirin marre ju koft”, thoshte një tjetër.