Beatrix Ramosaj refuzoi t’i bashkohej darkës me banorët finalistë mbrëmjen e kësaj të premte dhe u bë e ditur se ajo është mërzitur nga biseda e Ermalit me Donaldin në lidhje me Bora Zemanin.
Nisur nga kjo, Ermali reagoi me një video në rrjete sociale ku i dërgoi një mesazh publik Trixës duke sqaruar se e gjitha ajo që ai tha ishte një shaka.
Në postimin e Ermalit tërhoqi vëmendjen komenti i Anxhelinës, e cila sqaroi se Beatrix nuk është prekur nga shakaja e Ermalit, por e Salsanos dhe qeshja e banorëve të tjerë që këngëtarja i konsideron të afërt.
“Ermal sepse siç e the dhe vet jemi miq, dhe ta siguroj nuk është prek nga përmendja e personave të tretë (sepse Trixës i janë fut parashuta me të tilla provokime dhe nuk ka reaguar, sepse nuk i intereson) Por është prekur nga batuta palidhje e Zotri Salsanos (për vrasje e therje) dhe të qeshurat histerike të banoreve që ajo i konsideronte shumë të afërt. Ti e fillove po u përkeqësua nga të tjerët që qeshin akoma me humor të 95′ Kaq! Trixa ka të drejtën e të gjithë botës të mërzitet e të marri çfarë vendimi të dojë sepse boll ka duruar!”, ka shkruar Anxhelina.