
Ermal Mamaqi theu rregullat në shtëpinë e Big Brother, e shkaktoi tension tek Beatrix, e cila e prekur nga komentet e tij, vendosi të mos i shkonte për darkë Donaldit.
“Do marrim Bora Zemanin si aktore”, tha Ermani duke e ngacmuar Donaldin, dhe ky iu përgjigj: “Kujdesu që ta paguash mirë!”.
Edhe pse Bora vetë në shumë raste ka zgjedhur të mos reagojë, këtë radhë, e dha një “përgjigje”, edhe pa shumë fjalë.
Ajo postoi një video ku kishte mbledhut të gjithë herët që emri i saj është përmendur në ekran, përfshirë këtu dhe komentin e Ermalit, dhe në fund e mbyllte me vargun që i ka dedikuar Stresi: “Edhe krejt le ta dinë, Bora Zemani është queen”!