Beniada, me shqipen ndonjëherë ngatërrohet, por këngët e Ponit i njeh të gjitha! Modelja i ka kënduar vazhdimisht ato brenda shtëpisë së Big Brother VIP, duke shfaqur kështu hapur simpatinë e saj për këtë artiste.
Këngëtarja, nuk qëndroi indiferente ndaj këtij fakti. Disa ditë më parë, ajo hyri në BBV për të surprizuar Beniadën.
Tani, Poni ka publikuar projektin më të fundit muzikor, dedikuar vajzave shqiptare dhe veçanërisht modeles që ka tërhequr shumë fansa me karakterin e saj të butë.
“Vajze Shqipetare !!! Frymezuar per kete kenge, nga me e mira Beniade. Dedikuar Bukurise Shqipetare! ???OUT NOË”, ka shkruar Poni.