KreuCelebrity

“Cili është banori që nuk duhet të kishte hyrë në BBV”, Beniada habit me përgjigjen!

 

Me pëlqimin e publikut, Beniada u kthye në finalisten e katërt të Bog Brothet VIP. Katërshja “e fundit” u përball me disa pyetje që lidheshin me situata e krijuara brenda shtëpisë gjatë 120 ditëve, dhe u duhej të hamendësonin përgjigjet e njër-tjetrit.

Pyetja që iu drejtua Beniadës ishte se cilin banor do të donte mos të kishte qenë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Modelja befasoi me përgjigjen. Ajo dha emrin e Fifit, teksa shpjegoi se e kishte patur të vështirë fillimin e këtij rrugëtimi për shkak të saj.

Beniada e pati një përplasje me Fifin në tetor, kur e cilësoi si tepër shqetësuese sjelljen e saj, dhe Fifi iu përgjigj: “ Ti ku ishe kur unë isha sëmurë, mua më ranë të fikët nga hipokrizia në këtë shtëpi, kam pirë qetësues të fortë. Ti ku ishe? Nuk erdhe asnjëherë por vjen tani për të më gjykuar?”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF