Elgit Doda ka qenë i ftuar këtë të martë në “Wake Up” në Top Channel, ku ka folur për projektet e reja muzikore që pritet të sjellë gjatë muajve në vazhdim.
Doda u shpreh se sapo ka përfunduar një trilogji që ka rezultuar e suksesshme dhe pritet që të sjellë një projekt të ri çdo 1 muaj e gjysmë.
Ai zbuloi se do të ketë bashkëpunim me partneren e tij, Klea Huta, ndërsa po mendon për duet me Dafinën dhe Mozzikun.
“Donaldi tha Toxic Love dhe të gjithëve mund të na ketë rastisur dashuri toksike. Do të nxjerr këngë çdo 1 muaj e gjysmë dhe mund të ketë bashkëpunime edhe me më shumë se një person. Një bashkëpunim do ta kem me Klean, mund të jetë Mozzik, Dafina. Po bëj një program për 6 muajt e ardhshëm. Pas mbarimit të trilogjisë, po bëj në plan për 6 muajt e ardhshëm se fillon vera dhe do të jetë më e ngjeshur gjëja”, tha Elgiti.