Një histori e bukur dashurie u finalizua në “Love Story” këtë Shën Valentin. Një mbrëmje feste, ku të ftuar ishin të gjithë protagonistët e spektaklit.
Pjesë e këtij kurorëzimi të dashurisë në program ishin edhe disa familjarë të cilët dhanë bekimin e tyre për Dean dhe Albionin. Bëhet fjalë për gjyshen e Deas, ndërsa për Albionin kishin ardhur dy motrat e tij nga Kosova.
Dy konkurrentët shumë të emocionuar i kanë shprehur pëlqimin njëri-tjetrit duke vendosur në këtë mënyrë të vazhdojnë historinë e tyre të dashurisë jashtë programit.
Dea do të shkojë në Prishtinë aty ku Albioni jeton, dhe Alketa njoftoi se deri sa “Love Story” të mbarojë ata do të vëshgohen nga kamerat jashtë formatit.
Dea: Në fillim të këtij rrugëtimi dëshiroja të gjeja një djalë që të më pëlqente, ta njihja dhe ta dashuroja. Momentin që të kam dhënë trëndafilin e parë. Të kam thënë që ka sy dhe shikime që ndonjëherë flasin më shumë se fjalët, shpresoj që nga sytë e tu të marr të njëjtin emocion që kam marrë prej ditës së parë. E di që jemi mërzitur me njëri-tjetrin dhe dua të falënderoj që më ke pritur, je kaq i përkushtuar. Për fjalët e ëmbla që më thua dhe më pëlqen shumë kur më thua çika jem dhe shpresoj të jem gjithmonë çika jote. Albion, i përzgjedhuri im je ti dhe shpresoj e uroj me gjithë zemër që të jem edhe unë e përzgjedhura jote.
Albion: Dua të jem shumë i sinqertë me ty, kam pasur shumë dilema me atë që ka ndodhur, kam qenë shumë i mërzitur, xheloz, jam duke e menduar dhe e kam menduar shumë që si t’ja bëj me ty, por ti e di shumë mirë që prej fillimit kam qenë i përkushtuar për ty. E di shumë mirë si jam sjellë me ty, ke dalë në shumë takime, kam qenë i stresuar. Nuk e di as vetë si ta përshkruaj, por pas gjithë kësaj që ka ndodhur edhe ti je e përzgjedhura ime se të dua shumë.