KreuCelebrity

“Vala Omicron drejt lindjes”, OBSH paralajmëron Europën Lindore!

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë thirrje Europës Lindore për të rritur vaksinimin kundër coronavirusit, duke paralajmëruar se “vala” e variantit Omicron tashmë do të jetë e pranishme në këtë zonë.

Shefi për Evropën në OBSH, Hans Kluge ka theksuar se në dy javët e fundit, rastet me coronavirus janë rritur më shumë se dyfish në gjashtë shtete, Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjeorgji, Rusi dhe Ukrainë. “Siç është pritur, vala e Omicronit do të jetë më e lartë në lindje”, ka thënë Kluge.

Dega e OBSH-së për Evropën ka krahasuar 52 shtete, përfshirë disa në Azinë Qendrore, teksa ka shtuar se ritmi i vaksinimit është relativisht i vogël në disa pjesë të këtij rajoni.

Mësohet se më pak se 40 për qind e personave mbi 60 vjeç janë vaksinuar plotësisht në Bosnjë-Hercegovinë, Bullgari, Kirgizi, Ukrainë dhe Uzbekistan.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF