Ikja me pushime e Beatrix Ramosajt tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pasi ajo u largua pas mungesës në darkën ku të gjithë banorët hynë në shtëpinë e BBV. Shkak për këtë mungesë u bë hatërmbetja e saj me batutat e Ermalit dhe Salsanos.
Së fundmi Beatrix ka bërë disa postime në Instastory ku mes tyre shihet biseda e opinionistes Balina Bodinakut me një me një fans të Beatrixit, të paktën sikurse këngëtarja pretendon.
Këngëtarja e nis si fillim me këtë mesazh, “Ka ardhur koha ti dal Zot vetes time.. Dhe këtë do bëj..”. Më tej ajo vijon me një video ku lexohen mesazhet që ka shkruar opinionistja, “Sapo më shkroi një e njohura ime. Në këtë moment, punon në agjenci udhëtimesh. Më tha që Trika është me pushime me të dashurin se i ka prerë biletat. Po më pati gënjyer, po të të gënjej”, ndërkohë, fansja i shkruan, “Ky lajm nuk është i vërtet, a mund ta di emrin e shoqes që punon në atë agjensi sepse me këtë gënjeshtër të sajën duhet të ketë pasoja”.
“Të hamendësosh për jetën time private me shoqet e tua je e lirë ta besh kur të duash. Por të mundohesh të influencosh mbështetësit e mi me shpifjet e tua nuk ta toleroj. Kështu si ke vepruar ti më vërteton që instinktin e kam pasur të saktë, sa herë më ke sulmuar brenda shtëpisë BBV e ke pasur personale. Mesa di unë nuk të kam rënë ndonjëherë në qaf, prandaj kjo të jetë hera e fundit që t’i shpif për mua ose ndryshe do ndjek rrugë ligjore”, ka shkruar Beatrix.
Postimit e saj ajo i mbyll me mesazhin “Nuk më ul vlerat dot ti, Balina Bodinaku”. Nuk dihet se si qëndron e vërteta e këtyre mesazheve, ndaj na mbetet të presim ndonjë reagim të mundshëm nga vetë opinionistja..