Bora Zemani nuk qëndroi në shtëpi këtë Shën Valentin, por doli të festonte. Në krah të moderatores kanë qenë disa mikesha shumë të mira të saj, të cilat nuk ia kanë kursyer vetes gëzimin e kremtimit në ditën e të dashuruarve.
Përmes disa fotove të postuara në Instagram, moderatorja tregoi se kishte kaluar një mbrëmje shumë të bukur. E kush tha që duhet patjetër prania e një mashkulli për ta bërë të tillë?
Edhe pse historia e saj me Donald Veshaj është komentuar së tepërmi, sidomos pas hyrjes së tij në Big Brother VIP dhe lidhjes më këngetaren Beatrix Ramosaj, Bora vetë ka preferuar të mos e përmendë shpesh.