KreuCelebrity

“Mëngjesi më i bukur”, Dea dhe Albioni flasin për herë të parë pas daljes çift nga programi!

Dea dhe Albioni këtë të hënë finalizuan rrugëtimin e tyre në “Love Story”, duke u bërë në këtë mënyrë çifti i parë zyrtar që dolën nga programi.

Konkurrenti nga Kosova mundi që t’ia rrëmbente zemrën fronistes dhe ditën e Shën Valentinit i dhanë premtimet njëri-tjetrit.

Këtë të martë çifti ka rrëfyer në “Love Story Talk” emocionet se çfarë ka ndodhur pas spektaklit. Dea u shpreh se tashmë të dy do të kenë më shumë kohë dhe hapësirë që të njohin njëri-tjetrin.

Ndërkohë, Albioni ka thënë se mëngjesi i sotëm ka qenë më i miri deri më tani për të pasi është zgjuar me Dean!

Eni Shehu: Si është të zgjohesh me Dean në mëngjes?

Albioni: Mëngjesi im më i mirë deri më tani ka qenë sot. Kështu që shumë mirë

Dea: Sa turp, unë po skuqem ndërkohë!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF