Trëndafila dhe një arush: Beatrix e mori dhuratën e Shën Valentinit nga Donald Veshaj, edhe pse ai është brenda shtëpisë së “Big Brother”. Nëna e këngëtares tregoi se cfarë shkruhej në letrën shoqëruesë të buqetës.
“They can’t stop our love. Lule për lulen më të bukur në botë Beatrixën. Me kërkesë nga Donaldi e bërë me dashuri nga fansat Donald-Beatrix. Happy Valentine Day”, shkruhej në letrën që me sa duket është nisur nga fansat.
Donaldi i kërkoi vëllait të tij binjak, Romeos, që t`i dërgonte Triksës një tufë me trëndafila në emër të tij në ditën e të dashuruarve, dhe përmes një postimi në Instagram, ai tregoi se ia kishte plotësuar porosinë.