KreuCelebrity

“Komunikimi privat s’është as i saktë, as i plotë”, pas reagimit në Instagram, Balina flet për herë të parë!

Beatrix Ramosaj këtë të martë ka reaguar ndaj opinionistes së “Big Brother VIP”, Balina Bodinaku, duke publikuar komunikimin e kësaj të fundit me një person tjetër, të cilit i thoshte se një shoqe e saj që punonte në një agjenci udhëtimesh i kishte thënë se Beatrix është në pushime me të dashurin e saj.

Opinionistja Balina së fundmi ka folur në “Ëake Up” duke thënë: “Kjo është një situatë që do kisha dashur të mos flisja se është më shumë e stisur sesa reale. Kuptimi që iu dha është shumë larg të vërtetës dhe nuk e di pse u bë e as nuk e marr përsipër që ta analizoj. Dje kam bërë një reagim, të cilit nuk do të doja t’i shtoja as t’i hiqja ndonjë gjë. Nuk dua ta analizoj çfarë ka Trixa. Unë mund të sqaroj vetëm pozicionin tim në këtë mes, është komunikim privat dhe nuk është as i saktë as i plotë”.

Kujtojmë që dje Beatrix reagoi me tone të ashpra pasi bëri publike bisedat, duke theksuar se Balina Bodinaku nuk ia ul dot vlerat. Ndërkohë që nuk mungoi reagimi i Balinës, e cila e ka konsideruar absurde këtë situatë duke sqaruar se mendonte se po komunikonte me një person që e njihte por që ishte fallco, teksa theksonte se vetë asaj i është shkelur privatësia.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF