KreuCelebrity

Semi nxjerr këngën e re, të gjithë po pyesin nëse është për Borën dhe Donaldin!

Semi Jaupaj publikoi këngën e saj të re, një bashkëpunim me Yllin Limanin që mban titullin “Mos u kthe”.

Në të flitet për një histori dashurie që ka përfunduar dhe që ajo nuk e kërkon më.

“Emrin tim thuaje sot, merre dhe shkele në tokë, nuk më paske dash më së shumti në botë. A e din si është mos me u zgju dhe mos me u gzu që je gjallë. Mos u kthe, nisu dhe shko te zemra tjetër që të pret, mos u kthe te unë se shumë më mirë pa ty jam vetë”, janë disa nga vargjet dhe nisur nga zhvillimet në BBV, e faktin që ajo është mikeshë e afërt e Bora Zemanit, disa ndjekës kanë hamendësuar se mos është një referim për të dhe Donaldin, i cili krijoi brenda shtëpisë një romancë me këngëtaren nga Kosova, Beatrix Ramosaj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF