KreuCelebrity

Aktorja e njohur thumbon keq Arjola Demirin për prezantimin e “Portokallisë”!

Arjola Demiri, gjatë kohës kur ishte ende në shtëpinë e BBV u vendos para kutisë së Pandorës. Pavarësisht se iu ofrua një udhëtim në Disneyland së bashku me tre fëmijët e saj, ajo vendosi të mos e hapë kutinë duke thënë se nuk dëshiron të rrezikojë banorët e tjerë dhe se mund ta realizoje vetë këtë udhëtim me fëmijët e saj.

Më tej, rrëfeu se kjo nuk ishte dëshira e saj më e madhe, por tha mes lotësh se donte shumë ishte të prezantonte “Portokallinë” së bashku me Salsano Rrapin dhe Fjoralba Ponarin.

Kjo nuk i shpëtoi Lisa Kujofsa, që nuk la pa e thumbuar kolegen, teksa nënkuptonte se aktrimi në fakt, është më mirë se moderimi.

“Është gjë e bukur, është fantastike. Shikohesh me një sy ndryshe. Jo vetëm ajo aktorja që do të dalë do të bëj humor… e kupton? Të plotëson, të rrit në një farë formë artistikisht!- Do kish thënë Sofia Loren, e shkreta, po ta kishin bërë prezantuese. Për fat është me mend në kokë: Nuk e bëri!”, ka shkruar Lisa.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF