Numri i rasteve të reja me COVID-19 në mbarë botën ka rënë me 19 për qind javën e kaluar, ndërsa vdekjet e regjistruara mbeten të qëndrueshme, sipas raportit të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për pandeminë e coronavirusit.
Agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara tha të martën në mbrëmje se javën e kaluar janë regjistruar 16 milionë raste të reja nga Covid-19 dhe pak më pak se 75 000 vdekje.
Numri më i madh i rasteve të reja me Covid është regjistruar në Rusi. Gjithashtu janë dyfishuar rastet në Europën Lindore, kryesisht për shkak të variantit Omicron.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i rasteve ra me 19% globalisht, por niveli i vdekshmërisë mbetet i qëndrueshëm. Në Lindjen e Mesme numri i vdekjeve u rrit me 38%.



















