Lidhja e Kim Kardashian dhe Pete Davidson mesa duket po bëhet gjithnjë e më e fortë.
Themeluesja e Skims, 41 vjeç, dhe ylli i “Saturday Night Live”, 28 vjeçe, u panë duke ndarë një puthje të ëmbël teksa dilnin për darkë në Nju-Jork.
Kjo është hera e parë që çifti është fotografuar publikisht duke shkëmbyer një puthje që kur filluan të takoheshin në tetor 2021.
Kardashian është shfaqur mjaft e lumtur teksa ka hyrë në restorantin luksoz italian Cipriani me të dashurin e saj.
Kujtojmë që Davidson madje e quajti Kardashian “të dashurën” e tij për herë të parë në një intervistë që dha në fillim të këtij muaji.



















