KreuCelebrity

Arjola flet për puthjen që shkëmbeu me Ilirin!

Arjola Demiri ka dhënë së fundmi një intervistë për “Ndryshe” ku ka folur për rrugëtimin në “Big Brother VIP” si dhe për jetën e saj private.

Ajo që ra menjëherë në sy, ishte bluza që aktorja kishte zgjedhur për në studio, ku e stampuar në të ishte një foto e Ilirit dhe krahas saj shkruhej: “Me ty deri ditën e fundit. Forca Kampion”.

Arjola tregoi se tanimë me balerinin ka krijuar një marrëdhënie që shkon përtej “Big Brother VIP” duke e konsideruar veten pjesë të familjes së tij. Ajo komentoi gjithashtu edhe puthjen e famshme në buzë mes tyre.

“Që ta merrni vesh të gjithë, Iliri dhe familja e Ilirit janë bërë me gocë 37 vjeçe. Sabiani është vëllai i Ilirit, unë jam motra. Unë mbështes Ilirin, sepse dhe Iliri më ka mbështetur mua. Kjo, “Me ty deri ditën e fundit”, është shprehja e Ilirit për mua. Ma ka thënë tre ditë pasi kam hyrë në shtëpi. Kemi pasur një marrëdhënie që erdhi duke u rritur natyralisht, pa sforcime, një miqësi e sinqertë, e hapur. Puthja ishte një lojë, unë putha gjithë gocat në buzë e nuk u bë nami, për Ilirin u bë nami. Se shqiptarët ashtu thonë, e puthi vëllain në buzë”, tha Arjola.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF