KreuCelebrity

Monika, “debati” me Arjolën në Fun Club: Pse nisi krisja!

E ftuar në “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Elona Duron, Monika Lubonja u pyet vec të tjerash edhe për krisjen e marrdhënies me Arjolën. Brenda shtëpisë kanë qenë mikesha të mira, por në finalen e Fun Club u vu re një ftohje mes tyre.

Monika nuk e hodhi poshtë Arjolën. Ajo pranoi se aktorja është treguar mikeshë e mirë në shumë situata brenda shtepise, si zinxhiri i shpetimit.

“Arjola ka qenë mbështetëse e fortë e Ilirit, por unë nuk doja të diskutoja me të se kë mbështet ajo. Unë mendoj që euforizmat më duken të tepruara”, – u shpreh ajo.

Gjatë një diskutimi në “Fan Club Big Brother VIP” teksa Monika po shprehte vlerësimin për Arjolës, kjo e fundit nuk reagoi aspak sic pritej, madje u shfaq mjaft indiferente. Kjo bëri të mendohej se mes tyre ka ndodhur dicka, por Monika u përpoq ta kalonte duke thënë se “ky reagim ishte I kuptueshëm pasi ka qenë rreth 48 orë pa gjumë”. Sesi qëndron e vërteta, këtë ende presim ta mësojmë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF