KreuCelebrity

Eleni Foureira: Jam krenare që jam shqiptare, por Greqia është vendi që dua

Këngëtarja e njohur, Eleni Foureira, gjatë një interviste të dhënë së fundmi u shpreh se ndihet krenare që është shqiptare, por Greqia është vendi që ajo do.

Këngëtarja zbuloi se u largua bashkë me familjen nga Shqipëria kur ishte shumë e vogël për shkak të luftës civile që po zhvillohej në vend.

Eleni, emri i vërtetë i së cilës është Entela, rrëfeu se fillimi ka qenë shumë i vështirë, sepse shqiptarët në atë kohë nuk pranoheshin nga shoqëria greke, dhe kjo ishte arsyeja pse e fshehu për një kohë të gjatë origjinën e saj.

Këngëtarja është një ndër këngëtaret më të famshme dhe më të diskutuara në shtetin fqinj, e cila vazhdon të korrë sukses në shtetin grek dhe pasi e pranoi hapur origjinën.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF