KreuCelebrity

“Do mërzitesh nëse s’do fitosh?”, Donaldi flet hapur me Einxhel!

Këtë të premte do të mbahet finalja e madhe e “Big Brother VIP”, ku do të shpallet edhe fituesi i këtij ‘reality show’.

Dy nga banorët që kanë pasur debate shumë të forta me njëri-tjetrin, Donaldi dhe Einxhel, kanë qëndruar afër javën e fundit të këtij edicioni të “Big Brother VIP”.

Teksa Einxhel e pyeti Donaldin nëse do të mërzitej nëse nuk do ta fitonte çmimin e madh për të cilin ka luftuar kaq shumë, ai u tregua realist dhe pranoi që “po”, do mërzitej.

Kujtojmë që gjatë kësaj jave banorët kanë biseduar të gjithë me njëri-tjetrin dhe një frymë më pozitive ka mbizotëruar në shtëpi.

Pjesë nga biseda:

Einxhel: Po ti nuk je i emocionuar për spektaklin?

Donaldi: Po, jam! Normal.

Einxhel: Do mërzitesh po nuk fitove?

Donaldi: Normal…

Einxhel: Me vërte?

Donaldi: Edhe qejfi nuk do të më bëhej, të jem realist.

Einxhel: Do e kontestoje më vonë?

Donaldi: Jo, nuk jam ashtu tipi unë. Një gjë që nuk më takon, nuk më takon.

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF