KreuCelebrity

“S’jam paguar 4 muaj”, Monika Lubonja reagon për punën në Bashkinë e Tiranës!

Monika Lubonja ka dhënë një intervistë së fundmi për “Shqipëria Live”, ku ka folur ndër të tjera edhe për të vërtetën e saj lidhur me pagën e saj në Bashkinë e Tiranës gjatë kohës që ajo ka qenë pjesë e “Big Brother VIP”.

“Kam kërkuar të më ndërpritet paga, ndaj nuk jam paguar për 4 muaj. Edhe sot që jam me juve jam e pa paguar dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht dhe kjo është fatkeqësia e opinionit që marrin diçka, e sjellin dhe e japin bruto”, tha Monika.

Kujtojmë se të dhënat që Lubonja ishte e punësuar në Bashkinë Tiranë u bënë publike kur në media qarkulloi exceli mbi pagat e 630 mijë qytetarëve shqiptarë.

Aktorja merrte një pagë prej 114 mijë lekësh të reja, dhe në atë kohë kur të dhënat u bënë publike nuk pati asnjë reagim nga ana e Bashkisë Tiranë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF