Ish top-modelja legjendare, Linda Evangelista pozoi për të parin session fotografik të saj që prej procedurës për shkrirjen e dhjamit, që e la “brutalisht të shfytyruar”. 56 vjecare rrallëherë është parë në publik që kur iu nënshtrua paradoxical adipose hyperplasia në 2016-tën, por me rezultate të tmerrshme për të.
Në vend që t`i reduktonte qelizat e dhjamit, ndodhi e kundërta: ato u shtuan e u ngurtësuan. “Mendova se ishte faji im, se po bëja dicka gabim, dhe i hyra e dietave drastike, por pa sukses”, rrëfen Evangelista.
Ajo e hodhi në gjyq kompaninë mëmë të CoolSculpting së cilës i ishte drejtuar për këtë ndërhyrje.
Linda kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim dhe thotë se që prej atij momenti, nuk mundi të punonte më në profesionin e saj.



















