KreuCelebrity

Si t`i hiqni kilogramët e tepërt.. thjesht me gjumë!

Si t`i hiqni kilogramët e tepërt.. thjesht me gjumë!

Një studim i ri tregon se gjumi mund të jetë një armë shumë e mirë në luftën kundër kilogramëve të tepërt. Sikur një orë apo edhe më shumë gjumë në natë të shtoni, mund të hiqni 270 kalori nga dietat ditore, që është e barabartë me rreth tre biskota me çokollatë. Nëse llogaritet në tre vjet, vetëm duke fjetur pak më shumë mund të humbisni gradualisht dhe pa asnjë sforcim tjetër 11.8 kilogramë, thonë hulumtuesit e Universitetit të Çikagos.

Ata realizuan një eksperiment me 80 të rritur për të parë se si lidhet mbipesha me gjumin dhe zbuluan se personat që zakonisht flinin më pak se 6.5 orë në natë, duhet të shtonin 1.2 orë gjumë shtesë. Kur e bënë këtë, u vu re se reduktohej sasia e përgjithshme të ushqimeve me një mesatare prej 270 kalori në ditë, ku disa njerëz konsumonin 500 kalori më pak.

Dr. Esra Tasali, nga qendra e gjumit e Universitetit të Çikagos, tha se “ brenda dy javëve, arritëm të kemi prova që treguan rënie në marrjen e kalorive dhe një bilanc negativ të energjisë, ky i fundit do të thotë se sasia e kalorive të marra është më e vogël se kaloritë e djegura”, tha ajo.

“Nëse zakonet e shëndetshme të gjumit mbahen për një kohë më të gjatë, kjo do të çonte në humbje të peshës me kalimin e kohës. Këtë mujd ta arrini edhe thjesht duke fjetur pak më shumë”, u shpreh mjekja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF