KreuCelebrity

Mrekulli: pamjet e para të planetit Aferditë të marra nga sonda Parker!

Këtë javë sonda diellore Parker e NASA-s kapi imazhet e para me dritë të dukshme të planetit Afërditë, që njihet edhe si planeti Venus. Imazhet e tjetërsuara në video tregojnë karakteristika të planetit, si rajonet kontinentale, rrafshnalta dhe kurorën e oksigjenit që rrethon planetin.

Pajisja speciale e sondës realizoi imazhet në të njëjtën gjatësi drite që shikon syri i njeriut. Shkencëtarët thonë se studimi i Venusit mund t’i ndihmojë ata të kuptojnë se si Toka e mbështet jetën dhe pse nuk ndodh kjo në planetin Afërditë.

Lajme jo të mira këtë javë për “Starlink”, rrjetin satelitor që ofron internet, degë e kompanisë private SpaceX. Kompania thotë se ka humbur rreth 40 nga 49 satelitët e hedhur në hapësirë kohët e fundit pasi një stuhi diellore i nxori ata jashtë orbitës.

Një video, që duket se tregon satelitët që futen në atmosferën e tokës, është filmuar nga Shoqata e Astronomisë së Karaibeve në Porto Riko. SpaceX thotë se një stuhi gjeomagnetike në fund të javës së kaluar bëri që satelitët të dilnin jashtë orbite dhe të shkatërroheshin në atmosferën e tokës. Specialistët u përpoqën të kontrollonin rënien e satelitëve por tërheqja ishte shumë e madhe. Kompania thotë se rënia e satelitëve nuk përbën kërcënim për tokën, thote VOA. Rrjeti i satelitëve “Starlink” dëmtohet rëndë pas një stuhie gjeomagnetike dhe një pjesë e harruar e historisë së hapësirës zë vendin që i takon.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF