Dy nga finalistët e “Big Brother VIP” Beniada dhe Donaldi kanë krijuar shumë miqësi me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.
Ditët e fundit modelja dhe aktori janë parë shumë afër njëri-tjetrit, dhe të shumta kanë qenë komentet që ata shkojnë shumë bashkë.
Afrimiteti i krijuar mes tyre ka ngjallur kuriozitet se si është pritur kjo marrëdhënie nga Beatrix, e cila është në një lidhje me Donaldin.
Së fundmi këngëtarja me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram ka treguar se nuk është aspak xheloze dhe se e mbështet Beniadën.
“Një shoqe si ajo!”, ka shkruar këngëtarja krah videos ku ajo shihet duke kërcyer me Beniadën teksa ajo ndodhej brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.



















