KreuCelebrity

Genta Ismajli, ndryshim drastik të pamjes pas lindjes së binjakëve! 

Genta Ismajli, së fundi u bë nënë për herë të parë. Këngëtarja solli në jetë dy binjakë, një djalë dhe një vajzë, që padyshim ia kanë shtuar lumturinë asaj dhe partnerit turk, Hussein Usta.

Cifti nuk ka shpërndarë ende foto të vogëlushëve, por Genta vetë publikoi një foto të saj pas lindjes ku shihet se ka bërë një ndryshim drastik look-u, pasi është bërë krejtësisht bjonde!

Ajo zbuloi dhe një detaj tjetër, emrat e fëmijëve të saj që quhen Icon dhe Blue Ivy ( si emri i vajzës së Beyonces).

Para pak ditësh, Genta  publikoi dhe këngën e saj në bashkëpunim me reperin gjerman Eko Fresh dhe Phat Crispy, një bashkëpunim që u titullua “Bad Bitch” dhe nuk ishte, ashtu sic u mendua, një dedikim për binjakët e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF