Leonora Jakupi ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Frontal” në T7, ku ndër të tjera foli edhe për reagimin e serbëve ndaj këngës së re të titulluar “Komandant”.
Mediat serbe e kanë cilësuar si skandal, duke shkruar, “Skandal: Këngëtarja shqiptare vendos një kapele me shenjën UÇK dhe këndon për nder të terroristëve”.
Këngëtarja u sqaroi se nuk ka qenë kurrë në Serbi, madje më herët ka qenë në listën e zezë të këtij shteti.
“Nuk kam qenë asnjëherë në Serbi. Fillimisht nuk kam çfarë lypi atje. Edhe nëse dua të shkoj, një kohë kam qenë në listën e zezë të tyre. E kam marr vesh shumë vonë. Nuk e kisha ditë derisa e kam pas një ftesë për një koncert në Preshevë dhe pas një javë më thirrën dhe më thanë që je në listën e zezë. Unë nuk e kam ditur sepse s’kam pasur nga ta marr atë informacion. Kur më thirrën pas 4 viteve më thanë që të kanë hequr nga lista e zezë. Nuk e di arsyen”, tha ajo.



















