KreuCelebrity

Vajza e Ilir Shaqirit do të mungojë në finalen e BBV-së, dhe ka një arsye!

Sot është finalja e madhe e “Big Brother VIP”, dhe pritet të jetë një natë madhështore, ku padyshim nuk do të mungojnë familjarët e finalistëve.

Mësohet se vajza e Ilir Shaqirit nuk do të mundet të vijë në Tiranë për të mbështetur të atin. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë ajo me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke zbuluar se është infektuar me Covid-19 dhe nuk mundet të udhëtojë.

Megjithatë, bashkëshortja e balerinit, Emanuela do të udhëtojë drejt vendit tonë për të pritur bashkëshortin e saj të dalë.

“Siç e dini bëra një tampon për të udhëtuar për në Tiranë për të mbështetur babin në finale, por rezultova pozitive. Për këtë arsye duhet të izolohem. Në vendin tim është nisur mami, e cila nuk ka qenë dakord, por unë e kam detyruar. I thashë të shkonte sepse nuk doja që babi të mos kishte asnjërën nga ne: E pres babin në shtëpi. Ka të gjithë mbështetjen time. Forca babi”, është shprehur ajo.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF