Era Istrefi firmosi një kontratë me gjigandin diskografik Ultra Music disa kohë më parë, pasi kënga e saj “Bonbon” pati një jehonë të madhe.
Këngëtarja publikoi disa këngë në gjuhë të huaj, megjithatë kjo nuk i dha hovin që ajo do të kishte dëshiruar.
Ndërkohë së fundmi Era nuk ka qenë aktive në muzikë. Ndonëse, ka premtuar disa herë se po punon për projekte të reja, ende nuk kishte publikuar asgjë.
Pritjes mesa duket i ka ardhur fundi, dhe këngëtarja së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor. “Muzikë e re shumë shpejt, mbani sytë hapur”, shkroi ajo krahas një postimi në Instagram.



















