Tre nga finalistët e “Big Brother VIP”, Einxhel, Beniada dhe Donaldi, kanë folur së fundmi rreth Semit.
Einxheli është shprehur se marrëdhënia e Donaldit me këngëtaren nuk do të jetë njëlloj, siç ka qenë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, kur ai të dalë jashtë.
Aktori e ka mbështetur mendimin e moderatores, por ka shtuar se vazhdon ta respektojë Semin si vajzë.
“Mendoj se me Semin nuk do jesh njëlloj siç ke qenë brenda. Nuk besoj se ajo është një marrëdhënie që mund të rifitohet”, tha Einxhel.
Ndërkohë që Donaldi u përgjigj, “Jo, jo, as unë nuk e besoj. Prapë unë e respektoj si vajzë, është vajzë fantastike. E kam thënë gjithmonë, edhe pasi ka ndodhur bomba e madhe e shekullit. Është një vajzë shumë e mirë!”.



















