Donaldi la shtëpinë e “Big Brother VIP” për pak minuta pasi një surprizë e madhe e priste në pallatin e Kongreseve.
Finalisti ka takuar nënën e tij, duke dhuruar emocione shumë të forta.
I ftuar për aktorin dhe mamanë e tij ishte dhe këngëtari Alban Skënderaj, i cili këndoi për ta.
“Më ke bërë shumë krenare për mënyrën se si je, edukatën shpirtin tënd”, tha mamaja e Donaldit, ndërkohë aktori shtoi, “Nuk e prisja këtë surprizë, faleminderit shumë. Jam pa fjalë”.