Më në fund, pas 4 muajsh qëndrimi në shtëpi, katër finalistët e Big Brother dalin sot prej andej. Por për disa minuta, Donaldi do të dalë përpara të tjerëve e do të kthehet përsëri.
Për të katërt ata janë paralajmëruar surpriza nga njerëzit e afërt, kështu që finale do të jetë edhe bashkëshortja e Ilir Shaqirit dhe e dashura e Donald Veshajt, Beatrix Ramosaj.
Donaldin sakaq e pret dhe një surprizë tjetër: ai do të shkojë në teatër ku do të pritet nga një nga miqtë e tij më të mirë, të cilin ai e ka përmendur shumë gjatë qëndrimit në shtëpi, Agron Llakaj.



















