Supermodelja e njohur, Adriana Lima, së fundmi ka dhënë lajmin e bukur së do të bëhët nënë për herë të tretë.
Njoftimin e ëmbël Lima zgjodhi ta bënte përmes një videoje të shkurtër në TikTok. Lima është në pritje të fëmijës së saj të tretë dhe fëmijës së parë me të dashurin Andre Lemmers.
Videoja është e bërë me pamje të regjistruara shumë më herët nga producenti i filmit, Lemmers i cili frikësonte vazhdimisht Limën.
“Andresit i pëlqen të më trembë, por sot është koha për shpagim!”, shkruan ajo në videon para se të zbulonte testin pozitiv të shtatzënisë.
Modelja Adriana Lima ka njoftuar po ashtu se bebja do të vijë në jetë në vjeshtë.
https://www.tiktok.com/trending?referer_url=https%3A%2F%2Fwww.topalbaniaradio.com%2F&referer_video_id=7066049394579148079&refer=embed