Beniada është një nga banoret më pozitive dhe më të dashura të “Big Brother VIP”.
Edhe pse nuk fitoi çmimin e madh bukuroshja bionde arriti të bëjë për vetë zemrat e gjithë shqiptarëve. Ajo ishte e para që doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri në finalen e madhe, por kjo gjë nuk e mërziti aspak atë.
Së fundmi me anë të një disa Story ajo ka falënderuar mbështetësit e saj për gjithë dashurinë që i kanë dhënë në rrugëtimin e saj në BBV, teksa zbuloi se ndodhet te shtëpia e hallës në Durrës.
“Përshëndetje, si jeni? Unë jam këtu të shtëpia e hallës në Durrës. Doja të falënderoja të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur. Sapo mora telefonin në dorë dhe do të shikoj të gjitha ato që janë shkruar për mua. Kjo video është për të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur. Do të mundohem të jem shumë aktive në Instagram për t’iu përgjigjur të gjithë pyetjeve tuaja. Faleminderit për të gjithë mesazhet që kanë ardhur te “Big Brother” ju dua shumë”, tha Beniada.