Është vetëm 4 vjec, por është kthyer në një influencese të vërtetë dhe ka pushtuar zemrat e ndjekësve me kombinimet e ëmbëlsinë e saj.
Aubrey Jade numëron më shumë se 240 mijë ndjekës dhe merr pafund “like|” në foto e saj.
Nga mënyra sesi pozon, duket qartë që Aubrey po përgatitet që tani për një karriere në fushën e modelingut. Vogëlushja ka tërhequr vëmendjen me veshjet që nisin nga ato më elegantet e deri tek ato sport.
Shumë prej komentuesve “shkrihen” pas saj dhe komplimentet i ka të përditëshme. Ata e quajnë “të adhurueshme” dhe “vogëlushen më me stil në botë”, ndërsa në postime ajo promovon edhe brande veshjesh dhe cantash.