Regjisori i “Big Brother VIP”, Eduart Grishaj, ka qenë i ftuar së fundmi në “Wake Up” dhe ka folur për eksperiencën e tij në këtë ‘reality show’.
“Jo vetëm në një spektakël të tillë që përfshihet gjithë kombi shqiptar, por ne jemi mësuar me këto gjëra. Nuk njoh ende një shqiptar që ka pranuar humbjen, ne kemi një problem shumë të madh për ta pranuar.
Asnjëri nga finalistët nuk ka humbur, gjithsecili mund të ishte fituesi”, tha Grishaj në lidhje me fituesin e “Big Brother VIP”, duke u referuar në këtë mënyrë edhe Donaldit i cili është zhgënjyer pasi nuk u shpall fitues i “Big Brother VIP”.
Thuhet se Veshaj nuk ka qenë në xhirimet për netët post BB VIP, si dhe ka hequr dorë nga emisioni “Më lini të flas”, që Top Channel i ofroi gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së famshme.