Sipërmarrësi i muzikës dhe ylli i YouTube, Jamal Edwards, ka humbur jetën në moshën 31-vjeçare.
Ende nuk dihen detaje në lidhje me shkaqet që çuan në vdekjen e tij. Ai ishte themeluesi i SBTV, një platformë muzikore urbane në internet e cila ndihmoi në nisjen e karrierës së artistëve si Dave, Ed Sheeran, Jessie J dhe Skepta.
Edwards, i lindur në Luton, u emërua MBE për shërbimet në muzikë në vitin 2014.
Ai mori pjesë në Brit Awards në fillim të këtij muaji dhe mësohet se kishte performuar si DJ në një koncert në veri të Londrës të shtunën mbrëma.
Një figurë pioniere në muzikën rep, ai u bë gjithashtu një ambasador i Prince’s Trust, një shoqatë bamirësie për të rinjtë e drejtuar nga Princi i Uellsit, që ndihmon të rinjtë të krijojnë kompanitë e tyre.