KreuCelebrity

Përplasje me produksionin, Donaldi dhe Romeo heqin dorë nga emisioni?!

Përplasje me produksionin, Donaldi dhe Romeo heqin dorë nga emisioni?!

Donald Veshaj shpresoi fort deri në fund se do ta fitonte ai cmimin e madh të Big Brother VIP dhe në momentin kur Arbana shpalli Ilirin fitues, zhgënjimi në fytyrën e aktorit, edhe pse për pak caste, u lexua qartë.

Iconstyle pretendon se paskësaj, vëllai i tij binjak Romeo ka pasur një përplasje me produksionin. Madje thuhet se vëllezërit dhe Trixa kanë refuzuar të shkojnë në festën që u zhvillua në përfundimin e spektaklit me ish banorët  e tjerë.

Në pikëpyetje thuhet të jetë edhe emisioni që Donaldi dhe Romeo do të kishin në Top Channel, “Më lër të flas”. Në profilin e Romeos në Instagram duket se është fshirë videoja promo e tij, megjithatë ndoshta është shpejt për të dalë në përfundime e duhet të presim dhe të shohim cdo të ndodhë!

 

 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF