KreuCelebrity

Reagimi i Donaldit kur Iliri u shpall fitues i Big Brother VIP!

Emocione të forta rezervoi finalja e madhe e Big Brother VIP për katër konkurentët që mbetën në garë deri në fundin e saj dhe për publikun e gjerë. Por padyshim, më fort ato momente i përjetuan dy finalistët që luftuan për cmimin 100 mijë eurosh: Donaldi dhe Iliri.

Ata e pritën vendimin e publikut jashtë ambjenteve të shtëpisë, në një ambjet të organizuar posacërisht për momentin final të spektaklit.

Kur Arbana Osmani shpalli emrin e fituesit, sytë e të gjithëve u kthyen nga balerini, por pak e vunë re reagimin e Donaldit. Pamjet treguan një zhgënjim të qartë të aktorit.

Megjithatë, Donaldi shkoi që ta përqafonte Ilirin, edhe pse nuk arriti të ishte ai fituesi i shpërblimit të shumëlakmuar monetar.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF