KreuCelebrity

Lajm i keq për të gjithë fansat e Justin Bieber!

Justin Bieber ka rezultuar pozitiv me Covid-19 këtë të shtunë. Një përfaqësues i këngëtarit tha për ‘TMZ’ se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Ky ishte një lajm i keq për fansat e Justin Bieber pasi koncerti i tij në “T-Mobile Arena” në Las Vegas, i cili do të mbahej këtë të diel u shty për në verë.

“Për shkak të rezultateve pozitive të COVID brenda familjes së Justice Tour, për fat të keq do të na duhet të shtyjmë shfaqjen në Las Vegas. Justin është jashtëzakonisht i zhgënjyer, por shëndeti dhe siguria e ekuipazhit dhe fansave të tij është gjithmonë prioriteti i tij numër një.

Nisja e turneut në San Diego ishte një sukses masiv, dhe Justin është i emocionuar për të sjellë këtë shfaqje spektakolare për fansat e tij në Las Vegas sa më shpejt të jetë e mundur. Data e riplanifikuar për në Las Vegas do të jetë e marta, 28 qershor. Rimbursimet janë të disponueshme në pikën e blerjes”, thuhej në deklaratën në Twitter.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF